Prokuroria e Kumanovës propozon gjoba për shkelësit e orës policore

Maqedonia

Prokuroria e Kumanovës propozon gjoba për shkelësit e orës policore

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:57
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë parashtroi propozime për shqiptimin e dënimeve kundër shtatë personave, të akuzuar për veprën penale “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetvsore gjatë kohës së epidemisë”.

“Të akuzuarit gjatë orës policore me automjete dhe në këmbë kanë lëvizur nëpër qytet dhe rrethinë dhe me këtë nuk kanë vepruar sipas urdhrave”, shprehen nga Prokuroria.

Nga Prokuroria theksojnë se ata nuk kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Për veprën e kryer, prokurori publiknë Kumanovë propozoi shqiptimin e dënimit me para prej 1000 eurove në kundërvlerë të denarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat