Turqia ndihmon Maqedoninë me ndihma mjekësore

Maqedonia

Turqia ndihmon Maqedoninë me ndihma mjekësore

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Turqia gjatë ditës së sotme do të dorëzoj materiale mjekësore si ndihmesë për Maqedoninë e Veriut.

Ndihma do të transportohet me aeroplan të armatës turke, ndërsa aeroplani pritet të aterojë në aeroportin e Shkupin në ora 14:25.

Ambasadori i Turqisë Hasan mehmet Sekuzqok do t’i dorëzojë materialet mjekësore autoriteteve të Maqedonisë.

Ndihma e Turqisë, sipas marrëveshjes për donacion mes dy vendeve, përmban 50 mijë maska mjekësore mbrojtëse, 1.000 skafandra, 100 testime dhe materiale tjera mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat