13 prilli ditë jo pune për besimtarët katolik

Maqedonia

13 prilli ditë jo pune për besimtarët katolik

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se 13 prilli 2020 (e hënë) – Dita e dytë e Pashkëve, do të jetë ditë jo pune për besimtarët katolik në Maqedoninë e Veriut.

MPPS në njoftim ua uron qytetarëve këtë festë, duke ju dëshiruar mirësi dhe shëndet.

Edhe sot për qytetarët e komunitetit rom është ditë jo pune, për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Ndërsa, ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të jetë Dita e parë e Fitër Bajramit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat