Amvisëritë pa të hyra të kërkojnë ndihmën minimale të garantuar në Qendrat Sociale

Maqedonia

Amvisëritë pa të hyra të kërkojnë ndihmën minimale të garantuar në Qendrat Sociale

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:42
Foto Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton se të gjitha amvisëritë që kanë mbetur pa të hyra apo kanë qenë pjesë e ndonjë ekonomie joformale për të drejtën e garantuar për ndihmë minimale.

Për marrjen e ndihmës minimale të garantuar do të shihen të hyrat e të gjithë familjarëve gjatë muajit të fundit në vend të tre muajve që ishte më herët.

Shuma varet nga numri dhe struktura e amvisërive, por do të jetë nga 4.000 deri në 10.000 denarë për amvisëri e përbërë prej 5 anëtarë të moshuar.

Këto amvisëri që do përdorin ndihmë minimale të garantuar do të marrin edhe nga 1.000 denarë për mbulim të shpenzimeve për higjienë në amvisëri për muajin prill dhe maj.Kërkesa për ndihmë minimale të garantuar dërgohet te Qendra Sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat