Covid-19, shërohen edhe pesë persona në Maqedoni

Maqedonia

Covid-19, shërohen edhe pesë persona në Maqedoni

Më: 8 prill 2020 Në ora: 17:55
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe pesë pacient të diagnostikuar me Covid-19. Pacientët janë lëshuar nga Klinika Infektive pasi kanë rezultuar negativ në dy testet e virusit korona.

Me rastet e fundit numri i të shëruare nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 35. Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar edhe katër pacient me Covid-19 ndërsa për momentin në këtë Klinikë janë shtruar gjithsej 66 persona, prej të cilëve 7 raste janë nën ventilim mekanik.

Në vendin tonë ka gjithsej 617 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 553 raste janë ende aktive. Duke përfshirë edhe pacientin që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme rrugës drejt spitalit “8 Shtatori”, numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat