Edhe një viktimë nga COVID-19 në Maqedoni, 46 raste të reja

Maqedonia

Edhe një viktimë nga COVID-19 në Maqedoni, 46 raste të reja

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Prej gjithsej 341 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, 46 kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. 

Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 663 prej të cilave 596 janë raste aktive. Sipas qyteteve 12 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 13 në Kumanovë, tetë në Prilep, një në Tetovë, dy në Strugë, tetë në Veles, një në Koçani dhe një në Probishtip. 

Në Maqedoni deri më tani janë shëruar 37 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Kumanova respektivisht bëhet fjalë për lehonën 27 vjeçe, me këtë numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në vendin tonë tashmë shkon në 30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat