Pendarovski-Erdogan: Solidaritet dhe aleancë për ballafaqim me koronavirusin

Maqedonia

Pendarovski-Erdogan: Solidaritet dhe aleancë për ballafaqim me koronavirusin

Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:17
Pendarovski dhe Erdogan

Presidenti Stevo Pendarovski, në bisedë telefonike i’u falënderua presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për ndihmën në pajisjen mjekësore, skafanderë, maska dhe teste, duke shtuar se aleanca dhe solidariteti mes shteteve janë të rëndësishme  në këto ditë të rënda kur në nivel global  së bashku ballafaqohen me epideminë e Kovid-19.

Siç citohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit, njëkohësisht Pendarovski shprehu solidaritet dhe mbështetje për Turqinë në përpjekjet  për ballafaqim me Kovid-19 duke e marrë parasysh atë se Turqia  është mes dhjetë vendeve më të goditura me 40.000 të infektuar dhe mbi 800 persona të vdekur. Në këtë kontekst dërgoi  keqardhje për të vdekurit dhe dëshiroi  shërim të shpejtë për të sëmurët me Kovid-19.

Në lidhje me gjendjen në vend në ballafaqim me epideminë e Kovid-19 dhe mënjanimin e pasojave  të saj, shefi i shtetit e ka informuar presidentin Erdogan se situata është stabile,  mes tjerash edhe për shkak të faktit se Maqedonia e Veriut  është mes dhjetë vendeve të para në rajon  i cili filloi aktivitetet për ballafaqim me pandeminë.

“Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski shtoi se shteti përgatitet për sfidat me të cilat  pritet të përballet ekono(MEDIAL) pas tejkalimit të pandemisë,  duke potencuar me ç’rast vlerën e lidhjeve të fuqishme ekonomike mes dy shteteve”, potencohet në kumtesë.

Të dy presidentët kanë shprehur kënaqësi  nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, ndërsa presidenti Pendarovski  i’u falënderua homologut të tij Erdogan për mbështetjen e rëndësishme dhe afatgjate nga ana e Turqisë për realizimin e   një nga qëllimet tona strategjike – anëtarësimin në NATO, ku partneriteti i deritanishëm do të vazhdojë në kontekst të ri mes dy anëtareve të Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat