Zaev: Jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë, nuk kam simptoma

Maqedonia

Zaev: Jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë, nuk kam simptoma

Më: 10 prill 2020 Në ora: 12:50
Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është vetizoluar pasi që gazetari me të cilin ka realizuar një intervistë javën e kaluar ka rezultuar me Covid-19.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai nuk ka asnjë simptomë dhe se rezultatet e testit që ka bërë sot për Covid-19 pret që t’i marrë gjatë ditës.

“Dua t’iu informoj se gjatë javës së kaluar kam realizuar një intervistë televizive me një gazetar që së fundmi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Edhe pse gjatë intervistës ne i kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse – siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve – unë që nga sot jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot jam testuar për koronavirus dhe pres rezultatet gjatë ditës ku më pas do të përcaktohen hapat e ardhshëm”, ka shkruar Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat