Komuna e Çairit do të asistojë qytetarët në bartjen e barnave gjatë orës policore

Maqedonia

Komuna e Çairit do të asistojë qytetarët në bartjen e barnave gjatë orës policore

Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:37
Komuna e Çairit

Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se gjatë orës policore këtë fundjavë do të asistojnë në plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore.

“Bartja e barnave nga barnatoret do të jetë prej orës 10:00 deri në ora 20:00”, shprehen nga Komuna e Çairit.

Nga kjo komunë shprehen se qytetarët që duan të blejnë barna mund të bëjnë porosinë duke u lajmëruar në numrat 072 521 165 dhe 078 391 890.

“Dy punëtorë të angazhuar me leje qarkullimi do të dërgojnë barnat deri në shtëpitë e tyre”, shprehen nga Komuna e Çairit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat