Qeveria mohon se është miratuar dekret për ndihmë financiare të BFI-së dhe KOM-it

Maqedonia

Qeveria mohon se është miratuar dekret për ndihmë financiare të BFI-së dhe KOM-it

Më: 10 prill 2020 Në ora: 16:39
Qeveria maqedonase

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mohon kategorikisht se është miratuar Dekret për t’i ndihmuar financiarisht Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM) dhe Bashkësinë Fetare Islame (BFI), siç e kanë publikuar disa media, e që po përhapet edhe në rrjetet sociale.

“E vërteta është se në seancën e 38-të të saj, Qeveria vendosi të aprovojë fonde të caktuara në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit ”- Shkup anëtar shoqërues i Universitetit“ Shën Cirili dhe Metodi”- Shkup, si dhe në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për realizimin e programeve të studimit të këtyre tre institucioneve për vitin 2020″.

“Fondet të përcaktuara me këtë vendim janë ekskluzivisht për realizimin e programeve të studimit të këtyre tre institucioneve, edhe atë në përputhje me vendimin e mëparshëm të Qeverisë nga seanca e 9-të e mbajtur më 16.02.2020, me qëllim të sigurohet funksionim i rregullt dhe i qetë i programeve të studimit për vitin 2020, ndërsa jo për ndihmë financiare për KOM-in dhe BFI-në siç transmetojnë mediat”, thuhet në reagimi ne qeverisë.

Ata më tej shtojnë se vendimi për aprovimin e fondeve të caktuara për Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Fakultetin Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit”- anëtar shoqërues i Universitetit“ Shën Cirili dhe Metodi”- Shkup, si dhe për Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për realizimin e programeve studimore të këtyre tre institucioneve për vitin 2020, u miratua në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë të miratuar në vitin 2008 me të cilin këto institucione e fituan statusin e institucioneve të arsimit të lartë jofitimprurës privato-publik.

“Sipas këtij ligji fondet për financimin e veprimtarive të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Fakultetit Teologjik Ortodoks dhe Fakultetit të Shkencave Islame, sigurohen nga fondet e themeluesve dhe Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe nga burime të tjera të përcaktuara me ligj”, thonë nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat