Filipçe thotë se Mickoski dhe Zaev kanë rezultate negative të analizës së Covid-19

Maqedonia

Filipçe thotë se Mickoski dhe Zaev kanë rezultate negative të analizës së Covid-19

Më: 10 prill 2020 Në ora: 20:02
Venko Filipçe, Zoran Zaev

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp tha se kryetari i VMRO-së Hristjan Mickoski dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev kanë rezultate negative të analizës për koronavirus, transmeton Klan Kosova

Ai tha se të gjithë personat që kanë pasur takime me Zaevin dhe Mickoskin nuk kanë nevojë të testohen apo të izolohen pasi ata kanë rezultuar negativë, shkruan Alsat M.

Zaev dhe Mickoski kanë pasë kontakt me një gazetar i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat