Maqedoni, ndalim i lëvizjes për 61 orë, disa furnizues ushqimor do të punojnë

Maqedonia

Maqedoni, ndalim i lëvizjes për 61 orë, disa furnizues ushqimor do të punojnë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Vendi është në fazën kur masat e prezantuara janë më të rreptat, sot është dita e parë e fundjavës me një ditë të plotë të orës policore. Nga dej nga ora 16:00 banorët e vendit tonë do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, ku ata do të kalojnë 61 orë duke u përpjekur të zvogëlojnë përhapjen e coronavirusit, i cili i ka marrë jetën 32 personave dhe ka infektuar 711 persona.

Policia, ushtria, punonjësit e shëndetësisë janë përjashtuar nga ky ndalim, ndërsa gjithashtu ndalimi i lëvizjes nuk vlen për marketet dhe restorantet të cilët shpërndajnë prodhime ushqimore. Barnatoret do të funksionojnë pa probleme.

Duke respektuar masat, sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, investimet po bëhen në vete, por edhe në shëndetin kolektiv publik. Ndalimi, si kjo fundjavë, do të zbatohet gjatë festave të ardhshme fetare.

Ministria e Brendshme, nga ana tjetër, siç njoftojë zv. ministrja Slavjanka Petrovska, është plotësisht e përgatitur t’u përgjigjet detyrave gjatë orës së policore në fundjavë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat