Agjencia e Postave të Maqedonisë: Nëpër rrjetet sociale ka dyqane të rrejshme online

Maqedonia

Agjencia e Postave të Maqedonisë: Nëpër rrjetet sociale ka dyqane të rrejshme online

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Agjencia e Postës paralajmëron se dyqanet e rreme në internet po shfaqen në mediat sociale dhe ka paralajmëruar njerëzit të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.

“Para se të filloni procesin e blerjeve online, sigurohuni që të kontrolloni dyqanin në internet nga i cili doni të blini. Jo çdo individ apo kompani që pretendon të jetë një dyqan në internet është një dyqan i besueshëm.

Ne e dimë që secili individ mund të krijojë me shpejtësi dhe lehtësi një profil të rrejmë në disa prej rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, etj.) dhe të ofrojë për të shitur produkte dhe dorëzimin e tyre në derën e klientit me ndihmën e korrierit”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat