49 raste të reja me virusin korona, gjithsej 760 persona të infektuar

Maqedonia

49 raste të reja me virusin korona, gjithsej 760 persona të infektuar

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 760 persona ndërsa raste aktive janë 685.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:

– Shkup 13
– Kumanovë 14
– Shtip 6
– Prilep 8
– Veles 6
– Gostivar 1
– Koçani 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 760 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

Shkup – 297

Kumanovë – 182

Dibër – 49

Shtip – 27

Tetovë – 31

Prilep  – 58

Strugë – 33

Veles – 24

Manastir – 8

Ohër – 4

Kavadar – 3

Gostivar – 7

Gjevgjeli – 4

Strumicë – 2

Kriva Pallankë – 3

Radovish – 4

Krushevë – 3

Koçan – 20

Probishtip – 1

Gjithsej në vend janë bërë 7.653 testime ndërsa për 24 orët e fundit 586.

Sot ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe nuk do të ketë konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat