Dy viktima dhe 49 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Dy viktima dhe 49 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoni

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760.

Sipas vendbanimeve prej 49 rasteve të reja, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 14 në Kumanovë, gjashtë në Shtip, tetë në Prilep, gjashtë në Veles, një në Gostivar dhe një në Koçani. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një në Kumanovë dhe një në Prilep, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 34.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat