OBRM-PDUKM: S’ka nevojë për provime pranuese në fakultete, LSDM të mos ndërhyjë në punën e profesorëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: S’ka nevojë për provime pranuese në fakultete, LSDM të mos ndërhyjë në punën e profesorëve

Më: 13 prill 2020 Në ora: 21:29
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM reagoi ndaj propozimit të LSDM-së që të mos ketë maturë shtetërore dhe se te fakultetet ku do të ketë konkurrencë të ketë provim pranues ndërsa përzgjedhje të bëhet përmes këtij provimi.

Sipas OBRM-PDUKM-së s’duhet të ketë aspak provime pranuese nëse nxënësit vlerësohen me mirë në vitet e mëhershme dhe në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti mësimor.

“Në vend se t’ju ndërhynë profesorëve, më mirë të bëjnë strategji në gusht dhe shtator për fëmijët që nuk janë përfshirë në arsim, me fëmijët me nevoja të posaçme dhe me mijëra studentë që duhet të marrin praktikën”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat