Qeveria e Maqedonisë: Dekretet e sjella më 18 mars mbeten në fuqi

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Dekretet e sjella më 18 mars mbeten në fuqi

Më: 17 prill 2020 Në ora: 09:49
Qeveria e Maqedonisë

Me vendimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e mbarë shtetit në të njëjtën ditë në të cilën kaloi periudha e gjendjes së jashtëzakonshme e shpallur paraprakisht, të gjitha dekretet fuqiplota të sjella nga 18 marsi e deri më tani, mbeten në fuqi edhe gjatë periudhës që përfshin vendimi i ri për gjendjen e jashtëzakonshme.

Në këtë drejtim, thonë nga Qeveria, në pajtim me vendimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fuqi mbeten të gjitha dekretet që e rregullojnë lëvizjen e kufizuar të qytetarëve, komunikacionin hekurudhor dhe
rrugor, që kanë të bëjnë me regjimin e sapovendosur në vendkalimet kufitare dhe në aeroportet ndërkombëtare në shtet, dekretet të cilat i rregullojnë masat e kujdesit për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit në hapësirat publike, në institucionet publike, në objektet tregtare komerciale dhe në objektet e operatorëve ekonomikë në të cilat proceset teknologjike nuk janë ndërprerë, dekretet që e përcaktojnë punën në sistemet e mbrojtjes shëndetësore, për punë të brendshme dhe në Armatën e Maqedonisë së Veriut si edhe të gjitha dekretet të cilat janë sjellë të cilat kanë të bëjnë me të gjitha masat për ballafaqim me pasojat e koronavirusit.

Qeveria apelon që qytetarët dhe të gjitha institucionet dhe subjektet juridike t’i respektojnë dekretet e sjella me fuqi ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat