Filipçe: Kah mesi i majit do të zbuten masat restriktive

Maqedonia

Filipçe: Kah mesi i majit do të zbuten masat restriktive

Më: 18 prill 2020 Në ora: 14:42
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe, sot gjatë konferencës online u shpreh se rezultatet e masave të cilat i ka ndërmarr qeveria në drejtim të ballafaqimit me coronavirusin, do të shihen në fillim të muajit maj.

“Me lejoni te them se si të gjitha shtete tjera në botë kemi pasur shumë pak njohuri për virusin në fjalë, bazuar vetëm në të dhënat që na vinin nga Kina, megjithatë asgjë e dëshmuar me metoda përkatëse studimi, sepse nuk kishte kohë. Në fillim morëm masa qe nuk ishin marrë në asnjë vend në rajonin tonë, madje as ato të zhvilluara në botë.

Kamera termale u vendos në aeroportin tonë kur s’kishte ende të vendosura as në aeroportin në Stamboll. Këto i bëmë bazuar në rekomandimet e epidemiologeve dhe Institutit për sëmundje infektive”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Filipçe tha se kapacitet e spitaleve ende nuk janë të stërmbushura dhe masat restriktive do të ulen kah mesi i majit varësisht nga situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat