Arrin në 51 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Arrin në 51 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 19 prill 2020 Në ora: 15:16
Maqedoni e Veriut

a arritur në 51 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për dy viktima të reja, një në Shkup i moshës 66 vjeçe dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit.

Numri më madh i viktimave, gjithsej 13 është në qytetin e Kumanovës ndërsa më pas vjen Struga me 10 dhe Shkupi me 9 viktima.

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 37 raste të reja ne koronavirus që shkakton sëmundjen COVID -19. Prej tyre, 9 të infektuar janë regjistruar në Kumanovë dhe 8 në Shkup ndërsa numër më i vogël në 5 qytete tjera. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 1,207.

Drejtuesit e institucioneve ndërkohë kanë vazhduar me thirrjet drejtuar qytetarëve, në veçanti besimtarëve të krishterë që të mos dalin nga shtëpitë gjatë festës së Pashkëve dhe të respektojnë masat e qeverisë për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.

Në gjithë vendin nga e premtja ka hyrë në fuqi ora policore, për kufizimin e plotë të lëvizjes deri në orën 05.00 të mëngjesit të ditës së martë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të shtunën njoftoi se nga fillimi i muajit maj do të nis me lehtësimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit.

“Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit, të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri, Oliver Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat