24 të shëruar, një viktimë dhe 7 raste të reja në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
24 të shëruar, një viktimë dhe 7 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

24 të shëruar, një viktimë dhe 7 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:37
Ilustrim

Prej gjithsej 207 testeve të realizuara në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve, tre raste janë regjistruar në Tetovë, dy në Kumanovë dhe dy në Koçani. Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1231 prej të cilëve 952 raste janë ende aktiv. Në vendin tonë deri më tani janë realizuar gjithsej 12.340 testime të Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Llabunishta Strugës që po kurohej në Spitalin “8 shtatori”. Pacienti ishte pranuar në spital me 8 prill. Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me virusin korona në vendin tonë shkon në 55.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 24 persona që janë shëruar nga Covid-19. Personat e shëruar kanë trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake. Sipas qyteteve bëhet fjalë për 4 persona nga Shkupi, 4 nga Dibra, një nga Strumica, një nga Kumanova, tre nga Shtipi, tre nga Prilepi, pesë nga Koçani dhe tre nga Tetova. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar gjithsej 224 persona.

Në Klinikën Infektive në Shkup janë shtruar gjithsej 60 pacientë, prej të cilëve 18 janë në mbështetje të oksigjenit ndërsa 4 janë në ventilim mekanik.

Në Spitalin “8 shtatori” janë shtruar gjithsej 45 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 7 janë me pasyrë më të rëndë klinike kurse 5 pacient janë në ventilim mekanik.

Në Klinikën e Manastirit ka gjithsej 13 pacient me Covid-19, kurse nën monitorim të Klinikës ka edhe 15 pacient të cilët po kurohen në kushte shtëpiake.

Në Spitalin e Shtipit ka 4 pacient, kurse po monitorohen 19 pacient të cilët trajtojnë sëmundjen në kushte shtëpiake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat