Kontrolli i brendshëm në MPB ka konstatuar se një pjesë e policëve nuk mbajnë pajisje mbrojtëse

Maqedonia

Kontrolli i brendshëm në MPB ka konstatuar se një pjesë e policëve nuk mbajnë pajisje mbrojtëse

Më: 21 prill 2020 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot deklaroi se kontrolli i brendshëm në MPB ka vërtetuar se ka policë që nuk mbajnë pajisje mbrojtëse edhe pse kanë urdhër për të mbajtur.

“Si MPB së pari kishim tender për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse. Në nivel ministria sollëm rregulla të posaçme për t’u mbrojtur nga Covid-19”, tha Çulev.

Ai tha se secili polic që del jashtë duhet të mbajë maskë dhe doreza mbrojtëse.

“Kontrolli i brendshëm doli në terren dhe tashmë kemi konstatuar se policë nuk kanë mbajtur pajisje mbrojtëse dhe ndaj tyre është ngritur procedurë disiplinore”, tha Çulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat