Konfirmohen kushtet për miratimin e 5G në Maqedoni, tenderi deri në fund të vitit

Maqedonia

Konfirmohen kushtet për miratimin e 5G në Maqedoni, tenderi deri në fund të vitit

Më: 24 prill 2020 Në ora: 10:42
Ilustrim

Operatorë vendorë, kompani të interesuara dhe qytetarë deri më datë 20 të këtij muaji, kur skadoi afati, kanë dorëzuar mendime dhe vërejtje deri tek Agjencia për komunikime elektronike (AKE) lidhur me dhënien e planifikuar të lejeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave për teknologji 5G.

Sasho Dimitrijovski, drejtor i AEK-së, në një intervistë për AIM thotë se deri më tani të gjitha hapat zbatohen në pajtim me dinamikën e paraparë me Planin kombëtar operativ brodbend (PKOB), i miratuar nga Qeveria në muajin prill të vitit të kaluar.

“Të gjitha mendimet a arritura do të shqyrtohen nga shërbimet profesionale në AKE dhe do të zbatohen në mënyrë përkatëse në procedurë ligjore, e cila është paraparë në pajtim me Ligjin për komunikim elektronik (LKE) për ndarjen e këtyre radiofrekuencave. Në pajtim me PKOB, procedura e tenderit pritet të fillojë deri në fund të vitit 2020″.

“Do të sublimohen mendimet e arritura dhe së bashku me rregullativën aktuale në Maqedoninë e Veriut, e cila është në linjë të njëjtë me atë evropian, do të përshkruhen kushtet që do të theksohen si kërkesa, të cilat operatorët do të marrin leje do të duhet t’i plotësojnë”, tha Dimitrijoski.

Deri në këtë moment AKE-ja ka zbatuar matje të rrezatimit jo-jonizues në disa lokale nga 5G test-rrjeti i Telekomit të Maqedonisë për të cilën është dhënë leje e përkohshme deri më 31 tetor të këtij viti për shtrirjen 3.6 – 3.7 Mhz.

Dimitrojsi në intervistën për AIM, flet edhe për dyshimet dhe druajtjet që në opinion paraqitet lidhur me 5G teknologjinë dhe lidhjen e saj të koronavirusit, për vëllimin e internet komunikimit në periudhën e fundit derisa vendi përballet me Kovid-19, për cilësinë e shërbimeve dhe shpejtësinë e internetit, por edhe për përfshirjen e rrjetit në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat