Bastoret e Maqedonisë po përgatiten për lojërat online - Bota Sot
Bastoret e Maqedonisë po përgatiten për lojërat online

Maqedonia

Bastoret e Maqedonisë po përgatiten për lojërat online

Më: 26 prill 2020 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Lojërat e fatit do të organizohen sikur deri më tani, vetëm se kjo industri për qytetarët do të ketë shërbime edhe përmes mënyrës elektronike “online”.

Kryetari i Asociacionit të bastoreve, Vasko Ilievski për Alsat ka deklaruar se për momentin më e rëndësishme është të rregullohet çështja me virusin korona.

Me largimin e pandemisë, gradualisht do të hapen edhe objektet ku do të organizohen lojërat e fatit.

Nga Asociacioni pohojnë se janë për masa më të ashpra dhe gjoba më të larta për kompanitë që do të lejojnë persona nën moshën 18 vjeçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat