Maqedoni: 90 milionë denarë donacione, javën e ardhshme do të blihen pajisje mjekësore

Maqedonia

Maqedoni: 90 milionë denarë donacione, javën e ardhshme do të blihen pajisje mjekësore

Më: 27 prill 2020 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Shtretër për kujdes intensiv, respiratorë, aspiratorë, perfuzorë, infuziomatë, rentgen të lëvizshëm, eko aparate …, janë pajisjet që do të blihen nga Ministria e Shëndetësisë nga java e ardhshme me fondet e mbledhura nga llogaria e donacioneve për trajtimin e koronavirusit Kovid-19.

Për këtë informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp ku theksoi se aktualisht janë të mbledhura rreth 90 milionë denarë.

“Ne kemi bërë një analizë të hollësishme çka duhet të blihet nga pajisjet e reparteve infektive këtu në Shkup, në Klinikë, në spitalin “8 Shtatori” dhe në të gjitha repartet e tjera infektive në spitalet ku trajtohen këta pacientë. Dokumentacioni për atë që na nevojitet është gati dhe tashmë këtyre ditëve besoj se deri në fund të javës, ajo procedurë, në të cilën do të përdoren këto fonde nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë do të përdoren për të blerë pikërisht pajisje të këtillë”, tha Filipçe.

Ministri informoi se ndërkohë përdoren pajisjet mjekësore të dhuruara, siç janë maskat ​​dhe pajisjet tjera mbrojtëse, gjegjësisht gjithçka që përdoret në institucionet e shëndetit publik për trajtimin e pacientëve me Kovid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat