Grubi: Për konstituimin e Kuvendit duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese

Maqedonia

Grubi: Për konstituimin e Kuvendit duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese

Më: 27 prill 2020 Në ora: 23:12
Artan Grubi

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, konsideron se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, afatet zgjedhore do të vazhdojnë.

Në lidhje me nismën e LSDM-së për konstituimin e Kuvendit, ai thotë se duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese.

“Gjithçka varet absolutisht nga shëndeti publik dhe pandemia. Të gjitha planifikimet dhe data varen nga menaxhimi me coronavirusin. Ne nuk po themi që të mos konvokohet Kuvendi, por që Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën e LSDM-së. Kjo nismë, e cila na befasoi dhe është e njëanshme, duhet të paraqitet deri tek Gjykata Kushtetuese dhe duhet ta shohim qëndrimin”, deklaroi Grubi.

Ndërsa deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, thotë se Kuvendi i vetëshpërndarë nuk mund të mblidhet sërish dhe i njëjti nuk ka mandat për të mbajtur seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat