Maqedoni: Çmimet e shitjes së produkteve industriale në mars më të larta në nivel mujor

Maqedonia

Maqedoni: Çmimet e shitjes së produkteve industriale në mars më të larta në nivel mujor

Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun e brendshëm në muajin mars janë më të larta për 0,1 për qind në nivel mujor dhe më të ulëta për 0,1 për qind në nivel vjetor.

Në krahasim me muajin shkurt, rritje të çmimeve ka në grupin Produkte të përhershme për konsum të gjerë dhe produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për 0,4 për qind, si dhe në grupin e Produkteve intermediare për 0,2 për qind.

Në krahasim me marsin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun e brendshëm janë më të ulëta në grupin e Energjisë për 2,7 për qind dhe Produkteve intrermediare, përveç energjisë për 0,9 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat