Covid-19, Austria ofron trajtimin e rasteve urgjente nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Covid-19, Austria ofron trajtimin e rasteve urgjente nga Maqedonia e Veriut

Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:41
Foto Ilustrim

Nga Ambasada e Austrisë në Shkup njoftojnë se  pas supozimeve të institucioneve austriake se më e keqja me pandeminë tashmë ka mbaruar në vendin e tyre.

Austria tani është në gjendje të sigurojë urgjentisht ndihmë për Maqedoninë e Veriut përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së (UCPM) në mënyrë që Shkupi zyrtar të ballafaqohet sa më mirë me pandeminë. Përkatësisht, do të sigurohen tendat, batanijet, gjeneratorë të energjisë elektrike, dyshekë, ndërresa shtratit dhe pako me produkte higjienike.

“Austria po e mbështet Maqedoninë e Veriut në këtë krizë me shpërndarjen e furnizimeve të nevojshme për ndihmë”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Schallenberg, duke shtuar se  përveç vendeve më të prekura, përparësi për ndihmën dhe solidaritetin austriak kanë  vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të Ambasadës, Austria ka ofruar trajtim spitalor në Austri për pacientët me Covid-19 nga  Maqedonia e Veriut.

“Edhe në kohën kur pandemia ka arritur kulmin, spitalet në Austri mbeten të hapura për pacientët me raste urgjente nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat