Maqedoni: Prej sot do të ketë dënime për mosmbajtjen e maskave

Maqedonia

Maqedoni: Prej sot do të ketë dënime për mosmbajtjen e maskave

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:01
Ilustrim

Prej sot (1 maj) do të ketë dënime për mosrespektim të dekretit për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse nga coronavirusi.

Nga MSH thonë se është e detyrueshme mbajtja e maskave ose shalleve, në të gjitha objektet publike si dhe institucionet shtetërore, markete, shitore, banka, posta, transport publik, institucione shëndetësore dhe të tjera.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme edhe në hapësira të hapura, aty ku nuk mund të mbahet distancë prej së paku dy metrave në mes qytetarëve.

Gjoba për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse do të jetë 20 euro.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat