29 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa është numri i viktimave

Maqedonia

29 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa është numri i viktimave

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar positiv me Covid-19 edhe 29 persona.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 362 teste, duke shkuar në 1494 njerëz të infektuar, prej të cilëve 606 janë raste aktive.

Bëhet e ditur se 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 4, Tetovë 2, Prilep 3, Koçani 3.

Në të njëjtën kohë thuhet se brenda 24 orëve janë shëruar edhe 69 pacientë, duke shkuar në 807 numri i personave që kanë arritur të fitojnë betejen me koronavirusin.

Sipas qyteteve, janë shëruar 18 pacientë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli si dhe 10 pacientë në Shtip.

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit katër raste tjera me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Prilepi, paciente në moshën 55 vjeçe dhe një pacient 84 vjeç.

ISHP ka regjistruar edhe një rast të vdekjes në Prilep tek një paciente në moshën 69 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në shtëpi.

Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga fshati Zrnovc i Koçanit. Keshtu numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në Maqedonine e Veriut ka shkuar ne 81.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat