LSDM akuzon OBRM-PDUKM-në se një funksionar i tyre është kapur duke kërkuar ryshfet

Maqedonia

LSDM akuzon OBRM-PDUKM-në se një funksionar i tyre është kapur duke kërkuar ryshfet

Më: 2 maj 2020 Në ora: 10:46
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi, LSDM shkruan se “para disa ditëve opinioni ishte dëshmitar se si një funksionar i OBRM-PDUKM-së, i punësuar në institucion shtetëror ka marrë ryshfet prej 600 eurove nga një buj”.

“Policia ngriti kallëzim penal për Igor Gocevskin përmes Prokurorisë Publike në Strumicë menjëherë pasi panë paratë prej 36.000 denarëve. Gocevski është anëtar i Këshillit Drejtues të OBRM-PDUKM-së në Strumicë, dhe udhëheq me qendrën partiake për analitikë. Ai është pjesë e ekipit të Mickoskit dhe po zbaton politikën kriminale të OBRM-PDUKM-së, e cila me kërcënime dhe frikë dëshiron t’i mbajë qytetarët nën kontroll”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre ky rast është vërtetim se çfarë politike ka OBRM-PDUKM dhe se nëse funksionari i tyre këtë e ka bërë përderisa s’ka qenë në pushtet mund të mendohet se çfarë ka bërë Gocevski dhe shumë të tjerë kur në pushtet ishte, siç thonë nga LSDM, regjimi i Gruevskit.

“Ngjarja vërteton se OBRM-PDUKM qeveriset me kërcënime duke mbjellë frikë te bujqit të cilët kanë qenë të detyruar të japin ryshfet funksionarëve partiak dhe shtetëror”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat