LSDM thotë se zgjedhjet duhet të mbahen pas stabilizimit të epidemisë

Maqedonia

LSDM thotë se zgjedhjet duhet të mbahen pas stabilizimit të epidemisë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 15:21
LSDM

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski sot tha se “tani është e qartë se shkojmë në një fazë të re, drejt normalitetit të jetesës sonë dhe përditshmërisë tonë”.

“Për këtë shkak sap të stabilizohet epidemia, dhe jemi optimistë se kjo do të ndodhë shpejt, duke u bazuar nga të gjitha institucionet kompetente dhe autoritete në shëndetësore, duhet të realizohen zgjedhjet, sa më shpejt”, tha Nikollovski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve për më shumë përkushtim dhe respektim të masave dhe rekomandimeve dhe se vetëm kështu mund të kthehemi në normalitet dhe më pastaj të shkohet në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat