Sindikatat e Maqedonisë: Suksesi është i përbashkët, Qeveria e ndryshoi Dekretin për subvencionim të pagave

Maqedonia

Sindikatat e Maqedonisë: Suksesi është i përbashkët, Qeveria e ndryshoi Dekretin për subvencionim të pagave

Më: 2 maj 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Organizatat e Bashkuara Sindikale dhe Shoqatat Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve e përshëndetën vendimin e Qeverisë për ndryshimin e Dekretit për mbështetje financiare për pagesë të pagave.

“Ditëve të kaluara publikuam kërkesë publike deri te Qeveria që ta ndryshojë dekretin me të cilin mundësohej largim i punëtorëve në firmat të cilat shfrytëzojnë mbështetje financiare për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Pas mobilizimit të shpejtë solidar të disa organizatave dhe sindikatave, Qeveria e ndryshoi dekretin e dëmshëm. E përshëndesim vendimin e Qeverisë dhe shpresojmë se, në interes së besimit, nuk do të ketë tërheqje nga kjo, nën presion të komunitetit të biznesit i cili ekziston nga punëtorët”, bënë të ditur sot sindikatat e bashkuara dhe shoqatat civile.

Nga atje theksojnë se suksesi është i përbashkët dhe se nuk do të lejojnë ngarkesën nga kriza ta mbajnë punëtorët. Siç thonë mbesin në kërkesat e tyre të cilat paraprakisht i kanë dorëzuar në Qeveri dhe kërkesat e proklamimit të 1 majit.

“Insistojmë të jemi partnerë gjatë miratimit të vendimeve ekonomiko-sociale”, theksojnë nga organizatat sindikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat