Tregu i Dibrës mbetet i boshatisur

Maqedonia

Tregu i Dibrës mbetet i boshatisur

Më: 2 maj 2020 Në ora: 19:40
Foto

Tregu i Dibrës tashmë për 10 javë me rend mbeti pa tregtar dhe blerës. Gjatë ditës së sotme mund të shiheshin vetëm dy tregtar të cilët shisnin pemë dhe perime, ndërsa numri i blerësve ishte minimal.

Edhe pse zyrtarisht tregu nuk është i mbyllur, menjëherë pas shpalljes së gjendjes së krizës më 13 mars, tregu të shtunën e parë ishte i boshatisur.

Tregu i Dibrës tashmë për 10 javë me rend mbeti pa tregtar dhe blerës. Gjatë ditës së sotme mund të shiheshin vetëm dy tregtar të cilët shisnin pemë dhe perime, ndërsa numri i blerësve ishte minimal.

Edhe pse zyrtarisht tregu nuk është i mbyllur, menjëherë pas shpalljes së gjendjes së krizës më 13 mars, tregu të shtunën e parë ishte i boshatisur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para shfaqjes së coronavirusit, tregu i Dibrës ishte ndër vendet më të frekuentuara gjatë ditëve të shtunën.

Përveç dibranëve, në treg vinin edhe banorë nga Zhupa dhe Komuna e Mavrovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat