Vazhdon gjykimi për rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastin ‘Haraçi’

Më: 5 maj 2020 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi rastit ‘Haraçi’.

Ky rast gjyqësor ndodhet procedurën dëshmuese, përkatësisht mbrojtja e të akuzuarve Bojan Jovanovski dhe ish-kryeprokurorja speciale, Katica Jaeva do të prezantojnë dëshmi materiale.

Pas përfundimit të kësaj faze vijojnë fjalët përfundimtare. Në procesin e deritashëm për rastin ‘Haraçi’, u prezantuan dëshmi materiale të ndryshme dhe dëshmitarë.

Gjykimi filloi në dhjetor vitin e kaluar. Në seancën e parë i akuzuari i dytë, Zoran Milevski pranoi fajin dhe mori dënim prej tre viteve burgim. Të njëjti para disa javëve iu hoq edhe masa e paraburgimit.

Për rastin ‘Haraçi’, Prokuroria akuzon Boki 13 dhe Katica Janevën se kanë zhvatur biznismenin Jordan Kamçev (i akuzuar në lëndën ‘Perandoria’) që t’i hiqet masa e paraburgimit në rastin e lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat