Spasovski, Osmani dhe Dimitrov përfaqësues të Maqedonisë së Veriut në Samitin e Zagrebit

Maqedonia

Spasovski, Osmani dhe Dimitrov përfaqësues të Maqedonisë së Veriut në Samitin e Zagrebit

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot do të marrin pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nëpërmjet video-konferencës, e cila këtë vit mbahet në organizim të Republikës së Kroacisë, si kryesues aktual i Bashkimit Evropian.

Në Samit, liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, do të diskutojnë për bashkëpunimin për ballafaqimin me COVID-19 dhe pasojat prej të njëjtit, perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përkushtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerave evropiane dhe reformave.

Në komunikimin zyrtar të Komisionit Evropian në lidhje me Samitin BE dhe Ballkani Perëndimor, theksohet se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe prioritet gjeostrategjik i BE-së dhe theksohet se perspektiva evropiane e tërë rajonit është konfirmuar përsëri në mars të këtij viti, kur vendet anëtare miratuan propozimet e Komisionit për metodologjinë e përforcuar për proces aderues dhe sollën vendim për hapjen e negociatave për aderim me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është shumë e rëndësishme që BE-ja të vazhdojë të nxisë stabilitet dhe prosperitet në këtë rajon dhe mbështetet në interesat e përbashkëta strategjike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

Në përputhje me Samitin, liderët e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor do të shkëmbejnë mendime për fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për zgjidhjen e pasojave më të rëndësishme socio-ekonomike nga kriza shëndetësore-ekonomike me COVID-19, për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe për atë se si të ballafaqohen me sfidat për siguri për Evropën dhe tërë rajonin.

Në Samitin e sivjetshëm BE-Ballkani Perëndimor Zagreb 2020, krahas shefave të shteteve dhe qeverive nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova, do të marrin pjesë edhe shefa nga shtete dhe qeveri të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa me samitin do të kryesojnë Kryetari i Këshillit Evropian, Çarlls Mishell dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla Fon Der Lejen.

Në punën e Samitit do të marrin pjesë edhe Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Dejvid Sasoli, Kryetar i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Investim dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat