Në Tetovë nuk ka persona të cilët duhet të jenë në izolim

Maqedonia

Në Tetovë nuk ka persona të cilët duhet të jenë në izolim

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:05
Foto

Në Tetovë për herë të parë në 24 orët e kaluara, nuk ka pasur persona që janë udhëzuar për izolim 14-të ditor në shtëpitë e tyre si të dyshuar për Covid-19,.

Siç thonë nga Policia e Tetovës, nuk ka pasur nevojë, madje të lëshohen vendime nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësorë ose deklarata për izolimin e tyre.

“Në periudhën 5/6 maj, janë kontrolluar 115 persona me vendime tashmë ekzistuese për izolim dhe 35 persona me deklarata të nënshkruara për vetizolim, ndërsa nuk ka paralajmërime për mos mbajtjen e maskave ​​mbrojtëse”, kumtoi zëdhënësi Marjan Josifoski.

Ai tha se gjatë 24 orëve të kaluara, gjashtë persona u zbuluan për “mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit penal dhe shkeljes së orës policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat