Aleanca për Shqiptarët akuzon Nexhati Jakupin për korrupsion

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët akuzon Nexhati Jakupin për korrupsion

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:42
Foto

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “edhe në kohe pandemia, siç duket zyrtarët e BDU-së nuk bëjnë ‘kompromis’ me korrupsionin dhe zhvatjen”.

Nga ASH thonë se funksionarët e BDI-së vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër e të zakonshëm.

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “edhe në kohe pandemia, siç duket zyrtarët e BDU-së nuk bëjnë ‘kompromis’ me korrupsionin dhe zhvatjen”.

Nga ASH thonë se funksionarët e BDI-së vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër e të zakonshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Klinika për kirurgji torakale dhe vaskulare të cilën e udhëheq Nexhati Jakupi, funksionar i BDI-së, kanë blerë maska mbrojtëse FFP për 380 denarë copë. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes të njëjtat maska i ka paguar nga 97 denarë, derisa  Shoqëria Aksionare për Banesa dhe Objekte Afariste po të njëjtat maska mbrojtëse i ka paguar nga 40 denarë”, thuhet në njoftimi e ASH-së.

Nga ASH i bëjnë thirrje organeve kompetente dhe Komisionit Anti-korrupsion të hetojnë këtë rast në mënyrë që, siç thonë nga kjo parti, të parandalohet korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat