Qeveria e Maqedonisë: Të shtunën dhe të dielën ora policore fillon prej 19:00

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Të shtunën dhe të dielën ora policore fillon prej 19:00

Më: 8 maj 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme ka sjellë vendim për shkurtimin e orës policore gjatë fundjavës së ardhshme.

Sipas vendimit të Qeverisë, të shtunën dhe të dielën qytetarët do të mund të lëvizin prej orës 05:00 deri 19:00.

Të shtunën dhe të dielën, të gjithë personat nën moshën 18 vjeçare do të mund të lëvizin prej 13:00 deri 19:00, ndërsa personat mbi moshën 67 vjeçare, do të mund të lëvizin prej orës 05:00 deri 12:00.

Nga Qeveria informojnë se të gjitha masat tjera për mbrojtje nga Covid-19 mbeten në fuqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat