Krisma në Matkë, mosmarrëveshje rreth varkave

Maqedonia

Krisma në Matkë, mosmarrëveshje rreth varkave

Më: 9 maj 2020 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Një plumb është shkrepur në një përleshje midis dhjetë personave në “Kanionin e Matkës” sot rreth orës 3 pasdite, por për fat të mirë askush nuk është plagosur, thonë nga Ministria e Brendshme pas inspektimit fillestar.

Dy grupe u përleshën për lëvizjen e varkave turistike në drejtim të shpellës.

Policia ka njohuri për identitetin e pjesëmarrësve në përleshje. Personi M. S. me disa të tjerë, së pari sulmuan fizikisht A. S. dhe A. S. dhe njëri prej tyre gjuajti me armë.

Deri më tani, nga policia thonë, se askush nuk është lënduar nga të shtënat.

MPB është duke e zbardhur rastin, dhe pritet të bëhet e njohur se kush janë pronarët e varkave dhe me platformës së paligjshme në Matkë, ku ndodhi incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat