Gjatë ditës së nesërme në ora 13:00 mbahet takimi i liderëve

Maqedonia

Gjatë ditës së nesërme në ora 13:00 mbahet takimi i liderëve

Më: 11 maj 2020 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski njoftuan se gjatë ditës nesërme në ora 13:00 do të mbahet takimi i liderëve ku të ftuar janë krerët e partive politike kuvendare të pushtetit dhe opozitës.

Në takim të ftuar janë: kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i BDI-së, Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi, Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në takimin e liderëve të ftuar janë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kyeministri teknik, Oliver Spasovski.

Në këtë takim pritet të dakordohet data për mbajtjen e zgjedhjeve që ishin të planifikuara të mbahen më 12 prill, por për shkak të gjendjes me coronavirusin ato u anuluan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat