Dy muaj nuk ka vendim nëse Caca-Biljanovska do të ndiqet penalisht, Prokuroria ende mbledh dëshmi

Maqedonia

Dy muaj nuk ka vendim nëse Caca-Biljanovska do të ndiqet penalisht, Prokuroria ende mbledh dëshmi

Më: 13 maj 2020 Në ora: 11:39
Nina Caca-Biljanovska

Akoma nuk ka vendim nëse drejtoresha e shkarkuar e Klinikës për Dematologji, Nina Caca-Biljanovska, do të ndiqet penalisht, për mosrespektim të rekomandimeve të Qeverisë për vetizolim, pasi u kthye nga Italia.

Prokuroria edhe pas dy muajve nga kallëzimi penal, akoma mbledh dëshmi se Caca-Biljanovska ka bërë vepër penale.

Për mosrespektimin e masës së vetizolimit, deri tani janë dënuar shumë qytetarë, të cilët edhe pse janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi, kanë dalë dhe kanë kryer punët e tyre.

Caca-Biljanovska pasi u kthye nga Italia, ku edhe u infektua me coronavirus, ka shkuar në punë dhe nuk e ka respektuar masën e vetizolimit. Nga kontakti me drejtoreshën e shkarkuar, gjashtë punonjës tjerë në Klinikë u infektuan, ndërsa 200 të tjerë u vendosën në izolim.

Nga Prokuroria nuk përgjigjen pse procedura kundër Caca-Biljanovskës shkon ngadalë, e as për çfarë vepra dyshohet.

Ajo me Covid-19 u diagnostikua më 8 mars, ndërsa pas pushimeve në Itali një javë resht ka shkuar në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat