Aksident në mes një veture dhe treni në Veles, lëndohet edhe një foshnje

Maqedonia

Aksident në mes një veture dhe treni në Veles, lëndohet edhe një foshnje

Më: 14 maj 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë, në një aksident para hyrjes në qytetin e Velesit.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:05 në linjën hekurudhore Gradsko-Veles, rreth dy kilometra para hyrjes në Veles.

Aksidenti ndodhi midis një treni mallrash, i cili po udhëtonte në rrugën Gjevgjeli-Shkup dhe një makine të tipit “Renault”, me targa të Shkupit, që po drejtohej nga B.D. (22), i cili para përplasjes me trenin kishte humbur kontrollin duke përfunduar në hekurudhë.

Pas aksidentit, shoferi B.D. dhe pasagjerët A.K. (25), S.K. (21) dhe një foshnjë tre muajshe, të gjithë nga Negotina si dhe Sh.M. (27) nga Kumanova u transferuan në Qendrën Mjekësore në Veles, ku u konstatua se shoferi B.D. dhe foshnja kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerët e tjerë janë lehtë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat