Maqedoni, 31 persona shkelin orën policore

Maqedonia

Maqedoni, 31 persona shkelin orën policore

Më: 15 maj 2020 Në ora: 13:30
Policia

Gjatë ditës së djeshme gjithsej, sipas MPB-së, gjithsej 31 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje, përkatësisht orën policore.

Prej tyre, 24 janë privuar nga liria ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat në mënyrë që t’ju shqiptohen dënimet.

Gjithashtu 23 personave u është tërhequr vërejtja për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni 81 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 113 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Poashtu nga policia janë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe nuk është regjistruar asnjë shkelje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat