LSDM: Me pakon e re të ndihmave do të ringritet ekonomia në vend - Bota Sot
LSDM: Me pakon e re të ndihmave do të ringritet ekonomia në vend

Maqedonia

LSDM: Me pakon e re të ndihmave do të ringritet ekonomia në vend

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:35
Maqedoni

Partia udhëheqëse e pushtetit në Maqedoninë e Veriut, LSDM sot ka dalë me reagim në pretendimet e OBRM-PDUKM-së opozitare duke thënë se masat e reja të propozuara për krizën ekonomike që vjen nga pandemia Covid-19 do të jenë lehtësim për ekonominë në vend.

“Me tre paketat për ndihmë ndaj biznesit dhe ekonomisë, ne e tejkalojmë brengën e bizneseve dhe ekonomise me një transformim i bazuar te zhvillimi. Dy pakot e para ishin për të mbrojtur bizneset dhe vendet e punës për qytetarët kurse pakoja e tretë është për të ringritur kompanitë” thuhet nga LSDM.

Përndryshe, nëpër botë shtetet me ekonomi të fuqishme kanë problem thelbësor me ekonominë. Gjermania, Spanja dhe Italia janë futur në recension.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat