Vatra të reja të virusit COVID 19 në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Vatra të reja të virusit COVID 19 në Maqedoni të Veriut

Më: 19 maj 2020 Në ora: 19:52
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nuk ka diskutuar sot për ndryshimin e orës policore gjatë kësaj fundjave. Por, nga ekzekutivi njoftojnë se nesër do të shqyrtohet nëse gjatë festës së Bajramit të vendoset karantinë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se sipas anketave epidemiologjike përhapja më e madhe së fundmi është bërë nga tubimet private dhe manifestimet familjare. Ndërkohë edhe Saraji bëhet vatër e re e përhapjes së Virusit Korona.

Nga 8 të infektuarit e sotëm në Shkup, 1 është nga Saraji, duke e çuar në 30 numrin e personave pozitiv me CoVid-19 vetëm në këtë komunë. Të dhënat e Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup thonë se në Saraj edhe 50 të tjerë kanë vendim për izolim të detyrueshëm.

Qeveria nga sot vendosi që transporti publik në Komunë të filloj qarkullimin brenda dhe jashtë qytetit. Gjithashtu, me kërkesë të Komisionit për sëmundje ngjitëse u vendos që pas karantinës shtetërore prej 21 ose 14 ditësh për qytetarët e riatdhesuar, mos të vazhdohet izolimi shtëpiak edhe për dy javë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat