Derkoski: Nuk mund të shkohet u përditësuar Lista Zgjedhore

Maqedonia

Derkoski: Nuk mund të shkohet u përditësuar Lista Zgjedhore

Më: 20 maj 2020 Në ora: 20:02
Oliver Derkoski

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski theksoi se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u vendosur të dhënat e reja të qytetarëve që kanë mbushur 18 vjet dhe ata që kanë humbur jetën.

“Ne e përditësojmë listën megjithatë ka procedurë ligjore që duhet t’i sigurojmë qytetarëve të bëjnë kontrollimin e listës dhe të japin vërejtjet”, thotë Derkoski.

Ai tha se nëse veprohet ndryshe, atëherë shumë prej qytetarëve do të parashtrojnë padi në Gjykatën Administrative për shkak se nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e votës.

Derkoski tha se si komisioni nuk mund të caktojnë datë për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat