Çulev: Deklarata e Angellovskës është dëshmi e moskujdesit ndaj punonjësve në MPB - Bota Sot
Çulev: Deklarata e Angellovskës është dëshmi e moskujdesit ndaj punonjësve në MPB

Maqedonia

Çulev: Deklarata e Angellovskës është dëshmi e moskujdesit ndaj punonjësve në MPB

Më: 21 maj 2020 Në ora: 16:51
Naqe Çulev

Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev në ‘Facebook’ tha se “deklarata e ministres së Financave, Nina Angellovska, është edhe një dëshmi e moskujdesit të Qeverisë që udhëheq Oliver Spasovski për punonjësit në MPB”.

Çulev thotë ministrja Angellovska ka thënë atë që në të vërtetë e mendon Oliver Spasovski.

Sipas tij, është pikërisht Oliver Spasovski i cili gjatë periudhës së fundit vazhdimisht ka potencuar se standardi i policëve është i rëndësishëm, por vetëm kur ai është në krye të kësaj ministrie.

“Kujdesi për ato dhe për pagat e tyre përfundoi në momentin kur ai iku nga nga MPB. Për Oliver Spasovskin dhe ministrat në Qeveri, margjinal është fakti se poict, ditë e natë në mënyrë të palodhshme qënryan në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Ju bëj thirrje sindikatave të policëve që publikisht të kundërshtojnë këtë vendim që Qeveria ka për qëllim ta miratojë, e që në mënyrë të drejtpërdrejtë i sjell dëm të gjithë punonjësve në MPB”, shkruan Çulev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat