Mançevski: Disa të infektuar janë infektuar nga liturgjia në Strugë dhe nëpër iftare

Maqedonia

Mançevski: Disa të infektuar janë infektuar nga liturgjia në Strugë dhe nëpër iftare

Më: 21 maj 2020 Në ora: 18:38
Damjan Mançevski

Ministri Damjan Mançevski në televizionin 24 tha se një pjesë e të infektuarve të rinj me coronavoirus janë infektuar në Strugë dhe në iftare.

“Këto ditë kemi rritje të numrit të të infektuarve dhe një pjesë e të infektuarve të rinj janë infektuar në liturgjinë në Strugë dhe nga iftaret, që ndodhin gjatë këtyre javëve”, tha Mançevski.

Ai tha se nëse duam të zvogëlohen masat kufizuese, atëherë secili prej nesh, pa dallim feje duhet të ngrit përgjegjësinë personale.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së sotme në Tetovë kemi 10 raste të reja, dhe se Tetova pas Shkupit është qyteti me më së shumti të infektuar me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat