Micevski thotë se s’mund të ketë zgjedhje në datën që ka propozuar Zaev - Bota Sot
Micevski thotë se s’mund të ketë zgjedhje në datën që ka propozuar Zaev

Maqedonia

Micevski thotë se s’mund të ketë zgjedhje në datën që ka propozuar Zaev

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:52
Nikolla Micevski

Koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski deklaroi se partia e tij mban qëndrimet e njëjta rreth zgjedhjeve.

“Data që u propozua nga Zaev, realisht dhe fizikisht s’mund të realizohet”, thotë Micevski.

Sipas tij, interes shtetëror është që të kemi datë për zgjedhje ku nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve, kur do të ketë zgjedhje fer dhe të vëzhguara nga vëzhguesit, dhe se kjo momentalisht është e parealizueshme.

Ai nuk pajtohet me deklarimet e Qeverisë se situata është nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat