Prej sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia por vetëm me test negativ të Covid-19 - Bota Sot
Prej sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia por vetëm me test negativ të Covid-19

Maqedonia

Prej sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia por vetëm me test negativ të Covid-19

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Nga sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia dhe nga shtetet tjera por vetëm duhet që udhëtarët të kenë bërë testin për Covid-19 dhe i njejti të jetë negativ.

Gjithashtu, Serbia ka vendosur që udhëtarët që futen në vend nuk duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditore, si ishte deri tani.

Qeveria e Serbisë ka vendosur edhe për lejimin e qarkullimit të aeroportit “Nikolla Tesla” në Beograd. Masat tjera lehtësuese për transportin ndërurban janë sjellë më herët dhe tanimë Serbia i kthehet normalitetit.

Pas këtyre masave, Serbia klasifikohet si shtet me gjendje stabile epidemologjike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat